Zjarri

Publikuar më 30/08/2014

Një ndërtesë po digjej dhe të pashpresa po qëndron në çatinë e saj tre vajza: një brune, një flokëkuqe dhe një bionde. Zjarrëfikësit po rrinin poshtë me një batanie, të hapur dhe u thoshin vajzave të hidheshin dhe ata t’i prisnin sepse nuk kishin rrugë tjetër për të shpëtuar. E para merr guximin brunia dhe hidhet, por zjarrëfikësit nuk e llogaritën mirë se si ta mbanin batanijen dhe ajo u përplas në trotuar. Dy vajzat e tjera, të tmerruara, nuk dinin çfarë të bënin, por flakët po mbulonin edhe çatinë, Kështu që u hodh edhe flokëkuqja, por edhe ajo pësoi të njëjtin fat si brunia. Mbeti vetëm biondja dhe poshtë po i luteshin që të hidhej se nuk hishte rrugë tjetër. Biondja, e lemerisur, u tha zjarrëfikësve: – Lëreni batanijen në tokë dhe largojuni prej saj se nuk kam besim te ju. Pastaj do të hidhem!

Të ngjashme

Ska komente

Komento