Zgjidhja: Mos fol!

Publikuar më 26/10/2013

Shkon një grua te mjeku dhe fillon të ankohet se burri kthehet i dehur nga kafeneja dhe e rreh çdo natë. Ndërsa mjeku e këshillon:
– Zonjë, vlojeni një çaj kamomili, lëreni të ftohet në gotë dhe kur të vijë burri në shtëpi, mbajeni në gojë derisa ai të flejë, ndërsa kur atë ta zë gjumi, nxirreni jashtë. Pas një jave ejani sërish për kontroll.
Një javë më pas vjen gruaja për kontroll, e gëzuar:
– Ju lumtë, zotëri doktor. Prej se po e marr terapinë tuaj, burri është shumë i qetë dhe kurrë nuk më rreh.
– Ja, pra, e dija. Te ju nuk është problem alkooli, por goja…

Të ngjashme

Ska komente

Komento