Vlonjati i armatosur

Publikuar më 06/02/2016

Një vlonjat i armatosur po pinte një birrë në banakun e një lokali buzë detit. Ndërkohë futet në lokal një burrë tjetër me fytyrën sikur të kishte ngrënë dy limona. Edhe ai i armatosur. Ai i uluri i drejtohet të sapoardhurit:
– Si e ke emrin o shoku?
– S’ka ç’të duhet emri im ty,- i përgjigjet tjetri me ton të egër.
Shumë i nevrikosur i drejtohet edhe një herë vizitorit:
– Po të them për herë të fundit, -si e ke emrin o gangsterrrr..?
Prapë qetësi. Atëherë shumë i ofenduar nga mos përgjigjja e pyetjes nxjerr pistoletën, i qëllon tre plumba në trup dhe duke i fryrë tytës së armës thotë:
– Po si të duash mor vëlla…..tani do ma tregojnë gazetat emrin…

Të ngjashme

Ska komente

Komento