Vjehrra është gjithmonë e kuptueshme

Publikuar më 23/12/2013

Vjen vjehrra ne vizite tek e bija dhe shikon dhëndrin gjithë nerva duke mbledhur bagazhet.

– çfarë ka ndodhur? pyet ajo.
– çfarë ka ndodhur?! shfryn dhëndri. Te them unë se çfarë ka ndodhur! I dërgova një email gruas time ku i thoja qe sot kthehesha ne shtëpi. Kur vij ne shtëpi çfarë gjej? Gruan time, po Jetën time, ne krevatin tone me një burrë! Kaq ishte, do ndahemi, po iki përgjithmonë!
– Qetësohu njëherë, i thotë vjehrra. Diçka nuk shkon ne këtë mesele. nuk do ta bënte Jeta një gjë te tille kurrë! Prit pak, se po shkoj te verifikoj menjëherë…

Pas disa minutash kthehet vjehrra duke buzëqeshur dhe i thotë dhëndrit:

– E shikon, a nuk te thashë qe diçka nuk shkonte. Është e thjeshte, Jeta nuk ka marre asnjë email prej teje…

Të ngjashme

Ska komente

Komento