Vizita e sulltanit

Publikuar më 04/11/2016

Dikur më herët ka ndodhur një ngjarje shumë e madhe: Sulltani (mbreti) dëshironte të vinte personalisht në qytetin e Nasradin Hoxhës. Hoxha nuk ishte i sigurt se si duhej të sillej në prani të mbretit. Njëri nga nëpunësit e mbretit e mësoi këtë se si duhej t’u përgjigjej pyetjeve të thjeshta të mbretit. Në fillim sulltani do ta pyeste se sa gjatë po jetonte Nasradini në këtë qytet dhe se sa vjet kishte studiuar ai.

Nasradini i mësoi përgjigjet përmendsh, mirëpo sulltani pyetjet i parashtroi nga e prapa.

“Sa vjet ke studiuar, Nasradin?”
“38 vjet, o sulltan” – iu përgjigj hoxha.
“Po sa vjet i paske?”
“13 vjet” – ia përsëriti hoxha.
“Si ka mundësi të ndodhë kjo? Mos je ti i çmendur apo mos jam unë?”
Në këtë pyetje të papritshme mendoi pakëz hoxha dhe ia priti: “Ne të dy jemi të çmendur, mirëpo secili në mënyrën e vet!”

Të ngjashme

Ska komente

Komento