Veza katrore

Publikuar më 25/08/2014

Një mëngjes të bukur, fshatari sheh se një pulë i bën vezë katrore. E merr pulën dhe e çon në panairin e bujqësisë. Aty e shohin ata të ministrisë dhe i kërkojnë t’ua shesë pulën.
Pas një pazari, fshatari pranon, merr një dorë të mirë më pare dhe u jep pulën. Sapo e çojnë pulën në ministri, ajo filion të bëjë vezë të zakonshme. Tërbohet ministri dhe thërret fshatarin:
– Na kthe paret se na ke mashtruar! Fshatari i afrohet pulës dhe e pyet:
– Po ti, ç’pate? Pse nuk bën më vezë katrore? E pula që i përgjigjet: – Pse, edhe tani që punoj në ministri, kujton ti se do e çaj bythën në katërsh!

Të ngjashme

Ska komente

Komento