Vetëm një vezë

Publikuar më 19/07/2014

Në një familje të varfër, por edhe kurnace, në kohë dreke, i shoqi u ngjit në taracë për të rregulluar antenën e televizorit, kurse gruaja doli në ballkon të gatuante dy vezë. Fati i keq i këtij burri, i rrëshqet këmba dhe fluturon poshtë.
Kur ra në drejtimin me balkonin e katit të tretë ku banonte, i thirri së shoqes:
– Grua! Bëj vetëm një vezë, se vajta unë!

Të ngjashme

Ska komente

Komento