Vdiq

Publikuar më 15/07/2013

Një çift bëhet me djalë. Kalojnë pesë vite, fëmija nuk flet. Prindërit fillojnë të shqetësohen se çfarë po ndodh me djalin e tyre. Kur i mbush gjashtë vjet, fëmija thotë fjalën e parë: ‘gjysh’. Të nesërmen vdes gjyshi. Kalon një kohë dhe fëmija flet përsëri, thotë: ‘gjyshe’. Të nesërmen vdes gjyshja. Kalon një kohë dhe vjen fjala e radhës e fëmijës: ‘teze’. Ditën e nesërme e varrosin tezen. Më në fund fëmija arrin të thotë ‘baba’. Të nesërmen prindi përshëndetet me të gjithë, merr hallallin, shtrihet dhe pret vdekjen. Kur dëgjohet një zë:
– Ej, njerëz, vdiq fqinji!

Të ngjashme

Ska komente

Komento