Unë do të martohem përseri!

Publikuar më 08/08/2011

Vdes një grua dhe pasi e qane një ditë e një natë, kur e çuan në varreza spo qante asnjeri, në momentin që po e varrosnin dëgjohet andej nga fundi i njerzve një burr që po qante me zë te lartë. I shoqi i gruas pasi e vuri re pyeti shokun e ngushte që kishte në krah se kush ishte ai që qante ashtu si gomar, shoku i tha se nuk ishte as vëndi e as momenti i duhur që ti tregonte se kush ishte ai, mirpo burri i gruas po këmgulte që shoku ti tregonte të vertetën, dhe atehëre shoku i tha se ai që po qante kaq shum ka qënë dashnori i gruas tende. Në moment burrit pasi ju dhimbs nga ajo e qare, i vete afer i ve doren ne sup dhe me lot ne sy i thotë: “TË LUTEM MOS QAJ SE UNË DO TË MARTOHEM PËRSERI”

Të ngjashme

Ska komente

Komento