Tregimi mbi gruan dhe qenin

Publikuar më 15/03/2016

Një njeri i vjetër kishte pritur me vite që t’i japin leje për ndërtim.
Në fund e merr lejen dhe zyrtari po i thotë: “Ja, krejt është e gatshme, vetëm shko në sportel dhe le ta vulosin këtu”.
Shkon burri plot lumturi, kur në sportelin tjetër zyrtari po e shikon orën dhe i thotë se e ka kohën për drekë.
Burri fatkeq po i flet me përunjësi:
– Bir, gjashtë vjet po e pres këtë çast. Hajde, qofsh me jetë, ma jep atë vulë, dhe unë do ta tregoj tregimin për gruan dhe qenin.
Zyrtari ndalet pa qejf, megjithatë pranon. I vulos ai të tërat, e pastaj kërkon nga plaku ta dëgjojë tregimin.
Plaku i mbledh mirë e mirë letrat, dhe i thotë:
– Ty qeni nanën!

Të ngjashme

Ska komente

Komento