Tre shoqe te moshuara

Publikuar më 30/11/2013

Tre gra te moshuara shoqe, kane menduar qe te bejne nje vizite tek nje tjeter shoqe e tyre, si per te nderruar muhabet. Me pare e njoftojne edhe shoqen e tyre, dhe caktojne daten dhe oren e vizites. E moshuara mikpritese kishte keshtu te gjithe kohen e nevojshme per te bere nje pregatitje sa me te mire per te nderuar shoqet e saj te vjetra, por edhe veten. Problemi ishte se ajo kishte filluar te kishte shqetesime me kujtesen, keshtu qe u mundua te fiksonte mire se me cfare do t’i gostiste mikeshat e saj.

Sherbesa e pare do te ishte nje pije e lehte per gra, e dyta nje embelsire te cilen e kishte bere vete, dhe sherbesa e trete do te ishte si zakonisht, kafja. Pra, bente nje llogari te thjeshte e moshuara, do te nxjerr tre gjera….

Erdhi dita dhe shoqet e vjetra ja behen tek dera. Pasi u ulen dhe u cmallen, kujtuan edhe kohet e vjetra, mikpritesja ngrihet per te kryer qerasjen. Instiktivisht, vuri xhezvenen e kafese, tre filxhane dhe ja u serviri. Iku qerasja e pare, tha me vete e moshuara, tani kam edhe dy. Instikti, por me shume kujtesa e lene, e cojne perseri tek xhezveja. E pine edhe kafen e e dyte mikeshat. Tani e treta…..Hajde edhe nje tjeter kafe. Keshtu qe mikpritesja realizoi tre gjerat qe kish menduar te servirte. Ishte ne rregull, se paku me llogarite e saja…

Pasi mbarojne edhe te gjitha bisedat, mikeshat mendojne se ka ardhur koha per tu larguar. Pershendeten dhe dalin me urimin qe te rimblidhen perseri.

Dalin nga shkallet, dhe qe te treja me nje ze: Qyqa mi gra, sa rende e paska prekur skleroza te shkreten, ndenjem tre ore, dhe as nje kafe nuk na nxori…..

Të ngjashme

Ska komente

Komento