Te mullisi

Publikuar më 04/11/2016

Njëherë Nasradini e çoi një thes drith në mulli për ta bluajtur. Meqë atë kohë aty s’ishte askush i pranishëm, Nasradini e shfrytëzoi rastin e përshtatshëm dhe e mbushi thesin e vet me drith nga një thes tjetër.

Atypëraty u paraqit pranë tij mullisi dhe e pyeti: “Hoxho, çfarë je duke bërë?” Hoxha u shtir si i pafajshëm dhe tha: “Unë jam një njeri i çmendur dhe e bëj thjesht atë që më vjen në kokë ta bëj”.

Atëherë mullisi iu përgjigj: Ëhë, ashtu qenka apo. Po mirë pse nuk e bën njëherë të kundërtën e të marrësh drith nga thesi yt dhe të futësh në thesin tim?!”

Nasradini nuk ia vonoi përgjigjen dhe i tha: “Po zotëri, unë vërtet jam i çmendur, mirëpo çmenduria ime nuk mbërrin dot deri atje!”

Të ngjashme

Ska komente

Komento