Posts Tagged ‘eshte’
Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?
I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?
Djali: Ç´është politika?
I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me levrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj sherbetoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vellain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?
Djali: Jo tamam, por…, dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori telefonin… sqarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.
Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur breket, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti te ëmen në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e sherbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me sherbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.
Mëngjesin që pasoi:
Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfare është politika.
I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.
Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjum të ëmbël.
Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m*t
Dielli i mirë duket që në mëngjes, dita e dhime duket n’darkë!
I jep dorën, të merr orën!
Shoku i mirë njihet nga lekët!
Guri i rendë është për themele!
Duaje atdhenë si miza halenë!
Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
Shef rrushi rrushin piqet dardha.
Mësimi është nder. Pushimi është lavdi.
Gjumë gjumë natë e ditë, po që e mundur me dritë fikë..
Nga puna s’ka vdekur njëri, po pse te rrezikosh ti ?
