Sinjali me monedhë

Publikuar më 06/08/2014

Një gjirokastrite la takim me të dashurin e saj. Për çdo eventualitet, gjirokastritja i tha:
– Në ora 9 eja pranë dritares time. Nëse të hedh një monedhë gjysëmlekshe futu, përndryshe ik se kam njerëz. Në orën e caktuar, gjirokastritja hodhi gjysmën e lekut e po priste. Priti gjithë natën dhe hiç. Të nesërmen, kur e takoi e pyeti:
– Po ‘ti pse nuk erdhe brenda?
-E kërkova atë dreq monedhe gjithë natën e prapë nuk e gjeta, sqaroi ai.
– Pse budallaçkë jam unë, e kam lidhur me spango dhe e tërheq prapë.

Të ngjashme

Ska komente

Komento