Si të dush…..

Publikuar më 08/08/2011

Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra, dmth t’i thoshte një gënjeshter që ai të mos mund ta kundërshtonte, do të fitonte bastin prej 100 napolona flori.
Shkuan tre veta:
I pari: – Unë, madheri – mbrëmë arnova qiellin.
Mbreti: – S’është gjë kjo gënjeshter – i tha mbreti, se mbrëme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
I Dyti: – Unë – mbrëme u lodha shumë, se u mat te binte hëna dhe vajta i vura një furke ta mbaje..
Mbreti: – Edhe kjo s’eshte gje – se hëna sot në mengjes dolli. – Po ti – i tha te tretit, një fshatar – pse ke ardhur?
I treti: – Une- dua ate qypin me flori qe te la im at para se të vdiste per ta ruajtur.
Mbreti: – S’eshte e vertete! – Yt at s’me la ndonje qyp.
Fshatari: – Atehere me jep 100 napolonat, se te munda.

Mbretit po te pranonte se fshatari genjeu, duhet qe ti jepte 100 napolonat ose perndryshe qypin me flori

Të ngjashme

Ska komente

Komento