Shtëpi e re

Publikuar më 09/10/2015

Një zonjë shkon për të blerë një papagall. Në dyqan kishte mbetur vetëm një dhe ai që kishte mbetur kishte jetuar në një bordello. Zonja e bleu me dëshirën e mirë që ta edukonte.
E çon në shtëpi dhe e lëshon brënda saj. Papagalli bën disa xhiro dhe ulet te bufeja dhe thotë:
-Shtëpi e re, zonjë e re!
Zonja shkrihet së qeshuri dhe pret që ti vijnë vajzat nga shkolla. Sapo mbërrijnë, papagalli:
-Shtëpi e re, zonjë e re, kurva të reja!
Vajzat u shkrinë së qeshuri, ndërkohë po prisnin që në shtëpi të vinte edhe babai, i cili mbërriti vonë në darkë. Papagalli flet përsëri:
-Shtëpi e re, zonjë e re, kurva të reja, klientë të njëjtë, Përshëndetje Kujtim!

Të ngjashme

Ska komente

Komento