Shkenca ka evoluar

Publikuar më 23/06/2017

Një burrë rreth të 50-ve pësoi një aksident shumë të rëndë nga i cili humbi për fatin e tij të keq “mikun”. Kur shkoi për t’u vizituar te urologu, ky i fundit i dha shpresë:
– Tashmë shkenca ka evoluar dhe tani edhe ti ke mundësi ta rikuperosh “mikun” tënd. Kemi tre lloje: të vogël 2000 Euro, të mesëm 4000 Euro dhe të madh 6000 Euro!
– Jam me dy mëndje midis të mesmit dhe të madhit, po do të të falenderoja nëse do më jepje pak kohë sa të pyes edhe gruan time!
Merr në telefon gruan dhe pasi flet me të, kthehet në zyrën e doktorit i mërzitur:
– Hë çfarë të tha gruaja?
– Më tha që, me aq pak sa e përdorim atë, me ato lekë më mirë bëjmë ca rregullime në shtëpi….

Të ngjashme

Ska komente

Komento