Rroga e majme

Publikuar më 18/07/2014

Pas një vendimi të qeverisë, rroga e policëve u shtua në një masë të konsiderueshme. Në një intervistë të improvizuar për një nga stacionet televizive private, i thanë njërit prej tyre se tashmë rrogën e kishin të mirë.
– Të mirë, të mirë e kemi, por prapë ka hile.
– Çfarë hileje? — u interesua gazetarja.
– Po, ja! Atje tek borderoja jonë ishte një farë totali që merrte disafishin e rrogës tonë.

Të ngjashme

Ska komente

Komento