Rakixhiu

Publikuar më 15/06/2014

Hyn Pashuku në kafene:
– Pashuku: Kamerier 5 gota raki, dhe kamerieri ja sjell.
Pasi i piu ato, vazhdon Pashuku:
– “Kamerier 4 rakia”, kamerieri ia sjell dhe Pashuku prap i pi.
– “Kamerier 3 rakia”, dhe i pi.
– “Kamerier 2 rakia”, edhe këto i pi Pashuku.
U lodh Pashuku duke pirë, mirëpo prap po porosit:
– “Kamerier 1 raki”, mezi e pi dhe i drejtohet kamerierit:
– “Kam ardhur në përfundim se sa ma pak po pi, aq më shumë po dehem”.

Të ngjashme

Ska komente

Komento