Pse e dua vendin tim

Publikuar më 26/08/2013

Çdo mëngjes, një qytetar mesatar i vendit tonë, i veshur me rroba moderne kineze, e pi kafenë braziliane, blen një byrek me miell serb, hip në automjetin gjerman dhe arrin në punë në një kompani sllovene.

Menjëherë ndez kompjuterin tajvanez dhe fillon ta kryejë punën në gjuhën angleze. Pasi kthehet nga puna, pastron duart me sapun turk, hap frigoriferin slloven, merr ushqimin e konservuar tajlandez, një gotë ujë të gazuar italian, ndez televizorin jugkorean dhe me kënaqësi shikon serialet turke…

Të ngjashme

Ska komente

Komento