Politika

Publikuar më 27/05/2014

Një ish ministër i sapo shkarkuar, ishte shumë i mërzitur, nuk po përqëndrohej e rrezik të bënte ndonjë budallallëk. E takon një shoku i tij dhe si e merr vesh situatën i thotë:

– A e din se çdo të thotë të merresh me politikë?

– Koncept i gjërë, por nuk kam mendjen për teori tani…

– Jo, jo! Fare shkurt! Politika është si loja “mos u nxeh”. Kush nxehet, humb lojën!

Të ngjashme

Ska komente

Komento