Polici dhe Papa

Publikuar më 17/03/2015

Sapo zbret Papa në Aeroportin e Romës e pret shoferi i tij personal me limuzinë. Papa, i mërzitur nga rruga e gjatë, i kërkon shoferit ta ngiste ai limuzinën. Fillimisht shoferi nuk pranon, por pastaj dorëzohet. Papa, si e bindi shoferin, ulet të ngasë makinën, kurse shoferi rehatohet në vendin e Papës. Me Papën në timon hyn limuzina në autostradë, në korsinë e parakalimeve, me shpejtësi 200 km/orë. Pas 10 minutash, një patrullë policie i vihet pas limuzinës duke i bërë shenjë të ndalojë. Papa hap krahun në të djathtë. Polici i afrohet makinës dhe Papa ul xhamin. Sapo sheh Papën në timon, polici shtanget në vend dhe me radio thërret shefin…
Polici:
-Shef, kam një problem të madh.
Shefi:
Hë, më thuaj çfarë ka ndodhur?
Polici:
Kam ndaluar një personazh të rëndësishëm
Shefi:
Kush është ky? Kryetari i bashkisë apo kryeministri?
Polici:
Jo, shef, jo. Është dikush tjetër, më i madh se aq. Mendo pak, ka marrë Papën si shofer.

Të ngjashme

Ska komente

Komento