Pijaneci i zgjuar

Publikuar më 10/11/2013

Pasi kishte “vizituar” disa pijetore te qytetit, nje burre, tashme i dehur perfundon ne nje lokal prane lagjes se tij. Hyn brenda, dhe me kembe qe i merren, qe nga mesi i salles i therret kamarjerit:

– Kamarjer, nje teke raki mua, nga nje teke te gjitheve qe jane ketu, merr edhe nje per vete.

Kamarjeri qe xhiro donte, pa e bere shume te gjate, ploteson porosine…

Pasi ka pire te tijen, pijaneci merr per te ikur, por perpara i del kamarjeri i cili i kerkon parate.

– C’para, e pyet pijaneci, ku kam une para.

Kamarjeri si e kuptoi qe klienti i dehur nuk kishte para per te paguar, gushellohet duke i dhene disa grushta dhe shqelma atij.

Disa kohe, pijaneci nuk shkeli me ne ate lokal, por pasi e harroi aventurene tij aty, nje nate kthehet perseri, dhe perseri ben te njejten porosi: nje teke per mua, nga nje teke per te gjithe, merr edhe nje per vete…Por menjehere duket se i kujtohet druri qe hengri, dhe aty per aty shton, jo jo, ti per vete mos merr, ….kishe pije te keqe…

Të ngjashme

Ska komente

Komento