Përgjigjet e burrave në një porosi dashurie

Publikuar më 02/02/2016

Një grup grash të martuara kanë qenë në një seminar me temë: Sa ka dashuri në martesën tuaj?
I kanë pyetur:
– Sa prej jush e duan burrin? – Të gjitha e kanë ngritur dorën.
– Kur për herë të fundit i keni thënë burrit se e doni?
Disa janë përgjigjur sot, disa para do ditësh, disa të tjera se nuk ju kujtohet.
Atëherë u kanë thënë që burrave të tyre t’ua dërgojnë këtë SMS: Të dua shpirt. Dhe t’i presin përgjigjet… Ja disa nga përgjigjet e burrave:
1. Kush është aty?
2. Oooo, nëna e fëmijëve të mij, mos je e sëmurë?
3. Edhe unë ty. (Vetëm njëri është përgjigjur kështu).
4. Çka ndodhi tash? Mos e ke thyer veturën prapë?
5. Nuk po kuptoj? Çka do të thotë kjo?
6. Tregom çka ke bërë? Këtë herë nuk ta fali!
7. !!!???
8. Mos e aktro marrëzinë, vetëm më trego sa para të duhen?
9. A po ëndërroj?
10. Po s’më tregove për kend është kjo porosi, dikush do të jetë i vdekur!?
11. Të kam lutur mirë të mos pish. Po vazhdove, definitivisht të lashë…

Të ngjashme

Ska komente

Komento