Nxënës i klasës së gjashtë

Publikuar më 30/05/2016

Një nxënës i klasës së gjashtë i thotë Mesueses:

– Mendoj se jam tepër i mençur për të qëndruar në këtë klasë. Do të kisha dashur të shkoj direkt në gjimnaz!

Mesuesja e njofton drejtorin për kërkesën e tij dhe ata vendosin ta testojnë. Nxënësi pranon menjëherë.

Drejtori: Sa bëjnë 3×4?

Nxënësi: 12.

Drejtori: E 6×6?
Nxënësi: 36.

Drejtori: Cili është kryeqyteti i Austrisë?

Nxënësi: Vjena.

Vazhdojnë pyetjet e drejtorit, ndërsa nxënësi secilës i përgjigjet pa asnjë gabim të vetëm. Drejtori përfundon pyetësorin. Mesuesja kërkon të bëjë disa pyetje dhe nxënësi pranon.

Mesuesja: Lopa ka katër, ndërsa unë kam dy. Çfarë janë?

Nxënësi: Këmbë.

Mesuesja: Saktë. Çfarë ke ti në pantallona që unë nuk kam?

Nxënësi: Xhepa.

Mesuesja: Ku i kanë femrat qimet më të përdredhura?

Nxënësi: Femrat në Afrikë, Mesuese.

Mesuesja: Çfarë është njëherë i butë, ndërsa në duart e femrave forcohet?

Nxënësi: Llaku për thonj.

Mesuesja: Çfarë kanë meshkujt dhe femrat në mes të këmbëve?

Nxënësi: Gjunjë, arsimtare.

Mesuesja: Çfarë ka femra e martuar më të gjerë sesa femra e pamartuar?

Nxënësi: Krevatin.

Mesuesja: Cila pjesë e trupit tim është më e lagësht?

Nxënësi: Gjuha juaj, mesuese.

Mesuesja: Cila fjalë fillon me p, ndërsa nënkupton diçka që mund të jetë e njomë ose e thatë dhe meshkujve u pëlqen shumë që ta shohin.

Nxënësi: Paraja, mesuese.

Drejtori i mbetur pa frymë dhe krejt djersë, vendos ta ndërpresë testin dhe bërtet:

– Drejt në fakultet do të dërgoj! Edhe unë do tu përgjigjesha gabim të gjitha atyre pyetjeve….

Të ngjashme

Ska komente

Komento