Në sallën e operacionit

Publikuar më 01/02/2016

Një të sëmurë po e çonin për në sallën e operacionit. Një infermiere e pyet:
– Pse dridhesh kështu, kaq shumë frikë ke?
– Dëgjova atë kolegen tënde, kryeinfermieren, që thoshte që operacioni i apandesitit është shumë i lehtë, nuk duhet të jesh kaq i frikësuar dhe se çdo gjë do shkojë mirë!
– Po pra, ajo jua ka thënë të gjitha këto për t’ju qetësuar dhe e vërteta ashtu është!
– Po mor po, e kuptoj shumë mirë këtë gjë por, problemi këtu është se ajo nuk po ma thoshte mua….por kirurgut!

Të ngjashme

Ska komente

Komento