Në kazino

Publikuar më 26/03/2016

Dy krupierë (punonjës të kazinos) qëndronin në kazino pranë tavolinës me zare. Vjen një biondinë tërheqëse, i vë 20.000 dollarë në një numër dhe thotë:

“Mendoj se nuk keni asgjë kundër, por shumë më shumë fat kam kur jam lakuriq.”

Biondina zhvishet krejt, i merr zaret, i hedh dhe po pisket: “Hajdeni zaret e mija të dashura, zonjës i duhen rroba të reja!”

Kur zaret u ndalën, biondina po kërcen nga lumturia. “Ja ku është! Fitova, fitova!”

I përqafon ajo dy krupierët, e merr fitimin e saj e rrobat dhe shkon.

Krupierët me mosbesim e shikojnë njëri-tjetrin. Pas pak kohe njëri po e pyet tjetrin:

“Në cilin numër ranë zaret?”

“S’kam haber – mendova se ti po shikoje!”

Të ngjashme

Ska komente

Komento