Në Bagdad

Publikuar më 09/08/2016

Një natë në Bagdad në një Bar,rrinë një Amerikan,një Anglez dhe një Irakian duke pirë birra të ftohta.Amerikani e merr gotën e tij,e pinë birrën dhe e hedh gotën në ajër nxjerr pushkën dhe gjuan në një mijë copa duke komentuar se në Amerikë gotat kushtojnë shumë lirë sa që nuk kanë nevojë të pijnë me një gotë dy herë.
Anglezi i impresionuar me këtë që e shiqoj,e merr gotën e vet e pi birrën dhe vepron si Amerikani duke komentuar:
Se ne në Angli kemi aq shumë material prodhues për xhama sa që nuk kemi nevojë të pijmë dy herë me një gotë.
Irakiani,i ftohtë si akulli,e pi birrën e vet,e gjuan gotën në ajër,nxjerr revolen e vet dhe gjuan në Amerikanin dhe Anglezin duke komentuar se:
-Ne në Bagdad kemi aq shumë Amerikanë dhe Anglezë sa që aspak nuk kemi nevojë për të pirë birrë me të njëjtit dy herë.

Të ngjashme

Ska komente

Komento