Nastradini i hidhëruar

Publikuar më 11/05/2016

Nastradini njëherë u hidhërua shumë në gomarin e vet të padëgjueshëm dhe urdhëroi të birin:
— Ketij gomari mos i jep të hajë, as të pijë! Le të ngordhë ky, sa më parë!
Kur dolën jashtë ahurit, Nastradini i pëshpëriti të birit:
— Unë thashë ashtu që ta tremb gomarin, që mos të më hidhërojë tash e tutje. Po ti jepi ujë e ushqim si zakonisht, por të mos e di unë këtë gjë!

Të ngjashme

Ska komente

Komento