Myshteriu ne berberhanë

Publikuar më 12/12/2014

Shkon një djalë në berberanë dhe pyet berberin.
Sa duhet të pres që të qethem?
-Dy orë i thotë berberi se kam njerëz.
Mbas dy ditësh prapë ky djali.
Sa duhet të pres që të qethem?
-Tre orë i thotë berberi, se kam shumë njerëz.
Dy ditë më vonë ai djali prapë e pyet.Sa duhet të pres që të qethem?
Një orë e gjysëm i thotë berberi.
Berberi u bë kureshtar dhe i thotë punëtorit të tij se ku shkon ai kur pret?
Kthehet punëtori mbas gjysëm ore qeshur.
Hë i thotë berberi, ku shkoi ai ?
Punëtori qeshte me lot, ndërsa u përgjij, te shtëpia jote!

Të ngjashme

Ska komente

Komento