Mjeku dhe hidrauliku

Publikuar më 22/01/2015

– Hipi makinës edhe eja tek unë menjëherë! Është çarë tubacioni i ujit dhe i tërë bodrumi më është mbushur plot, i thotë mjeku
– Me fal por nuk mundem, sot është festë. Kam në shtëpi fëmijët dhe tërë familjen. Thirre dikë tjetër, i përgjigjet nga ana tjetër hidrauliku
– Po kur me thërret ti mua, sa here qe ka ndonjë te sëmurë ne shtëpi dhe unë te vij menjëherë, mundohet mjeku ta vere ne pozite
– Ah po, ke të drejtë, po vij menjëherë
Sapo mbërrin hidrauliku, hapë derën e bodrumit dhe nga shkalla e tretë i hedhë dy aspirina në ujë dhe i thotë mjekut:
– Nëse deri të hënën nuk bie niveli i ujit, me thirr përsëri…

Të ngjashme

Ska komente

Komento