Miu dhe peshku

Publikuar më 12/08/2014

Një qiraxhi thërret të zotin e shtëpisë dhe i thotë:
– Këtu ka minj!
– E pamundur! – i përgjigjet i zoti i shtëpisë.
– Mirë, atëherë shiko! Dhe hedh një copë djathë mbi dysheme. Një mi, vrapoi me gjithë shpejtësinë, e kap djathin dhe ikën.
– E pe? — i thotë qiraxhiu.
– Jo, nuk pashë gjë!. — i përgjigjet tjetri. Atëherë, qiraxhiu merr shumë copa djathi e hedh përdhe. Sulen disa minj e një peshk i kuq.
– Hë! — i thotë qiraxhiu, i pe?
– I pashë, – i përgjigjet tjetri, – po ai peshku i kuq, çfarë do atje? Merremi në fillim me problemin e minjve, pastaj me lagështirën!

Të ngjashme

Ska komente

Komento