“Mbylle gojën”

Publikuar më 24/06/2014

Burri dhe gruaja po voziten me makinë dhe papritur I ndalon një polic.
Polici: Pse vozisni 65 km/h, kur këtu është e lejuar 50 km/h?
Burri: “Po ju betohem që nuk po vozisja më shpejt”?
Gruaja: “Pse po gënjen, ti ishe duke shkuar 70 km/h”.
Burri: “Majt ti, mos fol”.
Polici: “Po ju s’keni vënë as rripin e sigurisë”.
Burri: “Por unë e hoqa tani, pasi më ndaluat ju”.
Gruaja: “Prap po gënjen ti, rripin nuk e kishe”.
Burri: “Mbylle gojën”.
Polici: “Gjithmonë flet ky me ju kështu?”
Gruaja: “Jo jo, vetëm kur është i dehur”.

Të ngjashme

Ska komente

Komento