Mashkull është?

Publikuar më 18/03/2017

Dy policë që i kishte zënë vapa po rrinin nën hijen e një peme të madhe, kur njëri prej tyre ngre kokën dhe pyet tjetrin:
– Si mendon ti, të jetë femër apo mashkull kjo pema?
– Hëm… më duket mashkull, – përgjigjet tjetri.
– Unë them se është femër…shikoji gjethet…
Jo femër jo mashkull, kur kalon andej pari shefi i policisë.
– Zoti shef!
– Hë djema, si e kini hallin?
– Po ja, si thua ti, kjo pema është femër apo mashkull?
Shefi, pasi i hedh një vështrim pemës nga lart posht, thotë.
– Mashkull është.
– Nga e kuptove?
– Nga dy koqet që janë në rrëzë të saj…

Të ngjashme

Ska komente

Komento