Marku ne kishe!!!

Publikuar më 30/11/2013

Na ishte nje here nje burre qe quhej Mark dhe kishte ne pronesi nje pijetore. Ky Marku kish qelluar pak si doreshtrenguar, dhe edhe pse punet i shkonin mire ne pijetoren e tij, nuk ja bente zemra qe te jepte ndonje badiahva per klientet e tij te perditshem.

Kjo sigurisht qe kish lene pershtypje jo te mire tek disa prej tyre, te cilet mendojne t’i bejne nje loje:

Nje dite prej ditesh, pasi ata erdhen si cdo nate ne pijetoren  e Markut dhe porositen racionin e tyre te zakonshem, ftuan edhe vete ate ne tavolinen e tyre.

-Sot kemi sebep, i thane ata Markut, ndaj do te desheronim qe edhe ti te uleshe me ne.

 

 

Marku, qe edhe pse nuk ishte fare i dhene pas pijes, pranoi me kenaqesi, pasi qyli ne kete rast ishte dyfish, edhe ai pinte dicka, por mbi te gjitha rritej xhiroja.

Gote pas gote, Marku e humbi kontrollin e vetvetes dhe erdhi nje moment qe u be xurxull, deri sa ne fund fare e zuri gjumi.

Klientet qe kerkonin shpagim per kurnacerine e Markut, e moren dhe ashtu sic ishte ne gjume e cojne ne nje kishe, i veshin nje mantel prifti ne ngjyre te zeze dhe e lene aty per gjithe naten.

Nga mengjezi, edhe pak nga te ftohtit, Markut i del gjumi, dhe duke pare rreth e rrotull ne kubene e larte te kishes, perpos edhe veshjes se tij te pazakonte, nuk po arrinte te kuptonte se ku ndohej dhe pse ishte aty.

Ne keto kushte e gjen ate mirmbajtesi i kishes i cili si cdo mengjez vinte qe heret.

-Me falni zotni, e pyet ate mirmbajtesi, kush jeni ju?

Marku duke mos qene ne gjendje qe ti jepte pergjijgje, i kthehet duke i thene:

-Zotni, te lutem, do te shkosh deri tek kafja e Markut ne filan vend…

– e di si vend, i thote mirmbajtesi, e kam degjuar.

-Kur te shkosh atje, vazhdon Marku, do te pyesesh, se ku eshte Marku, dhe ne qofte se ai nuk eshte atje, atehere, une jam Marku, por ne qofte se Marku eshte atje, atehere une nuk e di se kush jam …


Të ngjashme

Ska komente

Komento