Mafiozi dhe psikologu

Publikuar më 14/06/2013

Dy udhëtarë nga Ohri për në Shkup janë ulur njëri pranë tjetrit në autobus. Njoftohen:
-Unë jam psikologu
-Unë jam mafiozi… Pra aj të shikojmë se çfarë psikologu je, përpiqu të saktësosh se për çfarë mendoj. Për çdo mendim që do ta qëllosh do të jap 100 denarë.

-Mirë, udhëtosh nga Ohri, d.m.th. ke qenë në liqen. Tani rikujtohesh se sa bukur ka qenë atje.
-Bravo! E saktë! Merr njëqindëshen.
-Pasi ke kaluar bukur, ke qenë me grua. Dhe tani mendon për të.
-Pikërisht ashtu është! Ja edhe një njëqindëshe.
-Përveç kësaj nuk dëshiron të shkosh në shtëpi.
-E saktë, ja edhe njëqindëshe.
-Meqë nuk të shkohet në shtëpi me siguri je i martuar. Dhe pasi që je mafioz sigurisht mendon se nuk do të ishte keq që ta vrisje gruan tënde që të mbetesh me tjetrën.
-Ha! Ja një mijë!
-Po pse një mijë? Pra a do më jepje nga 100 denarë për çdo mendim të saktë?
-Kjo nuk është mendim, kjo është ide!

Të ngjashme

Ska komente

Komento