Logjika

Publikuar më 03/10/2009

Në klasë mësuesja pyet nxënësit:
– Në një pemë janë 5 zogj. Një gjahtar qëllon me çifte dhe vret 3 zogj.
– Sa zogj mbeten në pemë?
– 2 zogj mësuese, përgjigjet një nxënës.
– Bravo e gjete!- thotë mësuesja.
Një nxënës tjetër ngrihet dhe e kundërshton;
– Në pemë nuk mbeti asnjë zog, mësuese, se u tremben nga zhurma.
Mësuesja e vënë në pozitë, mendohet pak dhe i thotë: bravo, më pëlqen logjika që përdor…
Po ky nxënës thotë:
– Ta them edhe unë një problem mësuese?
– Janë 3 femra duke ngrënë akullore, e para e lëpin me majën e gjuhës e dyta me gjithë gjuhen dhe e treta e fut akulloren në gojë, cila nga këto femra është e martuar?
– Ajo që e fut gjithë akulloren në gojë, thotë mësuesja.
– Jo mësuese, ajo që ka unazë në gisht, por gjithsesi më pëlqen logjika që ndjek.

Të ngjashme

1 Comment

  • Reply miaa 27/02/2012 at 5:04 pm

    shum mir e logjikshme po a qat te dyten mi a thon arsimtarit aa?

  • Komento