Ku gjindet Komiteti Komunal, zotëri?

Publikuar më 13/02/2017

– Ku gjindet Komiteti Komunal, zotëri? – pyeti një vizitor qytetarin vendës.
– Komitetit vetëm minarja i mungon, …është një ndërtesë luksoze dhe mund ta gjeni shumë lehtë, – tha me ironi qytetari.
– Unë për herë të parë vij në këtë qytet, – tregoi vizitori.
– Ashtu, ë…! Shkoni drejtë, pastaj kthehuni në të majtë… kur të arrini te udhëkryqi i parë shkoni drejt dhe do të dilni në bulevardin e qytetit, pastaj kaloni skaj bibliotekës me xhama të thyer dhe do të dilni në krahun e djathtë të lumit. Kur të kaloni urën mbi lumë do të shihni një shtëpi të madhe me kopsht, aty mos hyni se është shtëpia e drejtorit gjeneral të kombinatit. Prej atyhit hyni në rrugën e majtë dhe përballë do të keni objektin që kërkoni, – kështu i tregoi qytetari.
– Duket se qenka larg, zotëri?! – ndërhyri vizitori.
– Jo nuk është larg, me automobil mund të arrini për pesë minuta. Mos jeni ndonjë ministër, zotëri? – pyeti qytetari duke vështruar me habi.
– Jo, jam bujk… Në atë ndërtesë do të hap fermën e pulave.
– Po të dëgjojë kryetari i komitetit…, të shkon koka!
– Atij, jo mua!… Sepse lidhja komuniste ka cofë, – tha vizitori.
– Pasha kapuçin, kurrë nuk kam qenë brenda në komitet! Më mirë pulat të kakarisin se komiteti të na dredhë – tha qytetari duke u përshëndetur me shpendarin.

Të ngjashme

Ska komente

Komento