Këtu është terr

Publikuar më 18/08/2012

Një gruaje i vjen i dashuri në shtëpi, derisa burri i saj gjendet në punë. Në shtëpi vjen djali 10-vjeçar, i cili e nuhat situatën dhe fshihet në dollap për t’i përcjellë. Në një moment vjen befas edhe burri. Gruaja e fsheh dashnorin në të njëjtin dollap ku gjendet djali.

Djaloshi: Këtu është terr!
Dashnori i nënës: Po, terr është.
Djaloshi: Kam top futbolli, dëshiron ta blesh?
Dashnori i nënës: Jo, faleminderit.
Djaloshi: Babai im është jashtë, do të bërtas.
Dashnori i nënës: Në rregull, në rregull, sa?
Djaloshi: 200 euro.

Një ditë tjetër, e njëjta situatë.
Djaloshi: Këtu është terr!
Dashnori i nënës: Po, terr është.
Djaloshi: Kam atlete.
Dashnori i nënës: Sa?
Djaloshi: 300 euro.

Disa ditë më vonë, babai e thërret djalin dhe i thotë merre topin dhe atletet dhe po shkojmë të luajmë futboll.
– Nuk mundem, i kam shitur.
– Për sa i ke shitur?
– Për 500 euro.
– Kjo është tmerr. Si ke mundur ashtu t’i vjedhës shokët e tu. Eja të shkojmë në kishë të rrëfehesh.

Babai e dërgon djalin në kishë dhe ai hy në rrëfyesor.
Djaloshi: Këtu është terr!
Prifti: Shuaj, mos ia nis përsëri atij muhabeti…

Të ngjashme

Ska komente

Komento