Kë do më shumë, mamin apo babin?

Publikuar më 08/06/2017

Babai : Kë do më shumë ti, mamin apo babin?
Djali : Të dy.
Babai : Jo, thuaj kë!
Djali : Të dy.
Babai : Nëse unë shkoj në Londër dhe mami në Paris, ku do të shkoje ti?
Djali : Në Paris.
Babai : Domethënë ti do mamin?
Djali : Jo, por sepse Parisi është më i bukur se Londra.
Babai : Nëse unë shkoj në Paris dhe mami në Londër, ku do të shkoje ti?
Djali : Në Londër .
Babai : Pse?
Djali : Epo Parisin e pashë me mamin…

Të ngjashme

Ska komente

Komento