Jo kaq e lehtë sa duket

Publikuar më 20/12/2016

Një vejushë erdhi në gjyqin e Nastradinit dhe tha:
– Jam shumë e varfër. Djali im i vogël ha sasi të mëdha sheqeri, dhe në të vërtetë i është bërë pasion dhe nuk mund tja dal mbanë për tja paguar. A do të mundte gjyqi ti ndalonte të hante sheqer, pasi unë vetë nuk mund ta bëj të më bindet?

-Zonjë, ju përgjigj Nastradini, ky problem nuk është kaq i lehtë sa duket. Hajdeni përsëri pas një jave dhe do tju jepet vendimi, pasi të kem analizuar këtë rast në thellësi.
Pas një jave, emri i vejushës ishte përsëri në listën e njerëzve që kërkonin të drejtën nga gjyqi.

– Më vjen keq, i tha Nastradini kur erdhi radha e saj, por do të kemi një vonesë tjetër të kësaj cështjeje shumë të ndërlikuar. Hajdeni përsëri javën tjetër.
E njëjta gjë ndodhi edhe pesëmbëdhjetëditëshin e ardhshëm. Përfundimisht Nastradini deklaroi: Gjyqi do të japë verdiktin ndalues tani. Thërrisni djaloshin. Djaloshi erdhi përpara gjyqit.
-Djalosh, bërtiti gjykatësi. Ndalohet të hash me tepër sheqer se gjysëm luge cdo ditë.
Vejusha i shprehu falenderimet e saja Nastradinit dhe e luti ti bënte një pyetje.
-Thuamë, tha Nastradini,
– I nderuar, habitem se përse nuk i ndaluat djaloshit të hante sheqer që nga seancat e para.
– Shiko, tha Nastradini, fillimisht duhet të clirohesha edhe unë vetë nga ky ves, ku ta dija se do më merrte kaq shumë kohë?

Të ngjashme

Ska komente

Komento