I THATË NË SHI

Publikuar më 14/11/2016

Dikush ftoi Nastradinin të gjuanin së bashku por i dha një kalë që ishte shumë i ngadaltë. Nastradini nuk tha asgjë. Shumë shpejt gjahtarët e lanë shumë pas dhe nuk mund ta shihnin. Ndërkaq filloi të binte shumë shi dhe nuk ekzistonte asnjë strehë përreth. Të gjithë ata që merrnin pjesë në gjah u bënë qull. Por Nastradini, sapo filloi shiu, hoqi rrobat e tij dhe i palosi. Në vazhdim u ul mbi rrobat e palosura. Kur shiu pushoi , u vesh dhe u kthye në shtëpinë e atij që e kishte ftuar dhe i kishte dhënë kalin e ngadaltë.
Asnjeri nuk mund të kuptonte se si nuk ishte aspak i lagur. Pavarësisht shpejtësinë e kuajve të tyre , asnjeri nuk ishte arritur të gjente strehë në atë fushë. Nastradini u tha, se arsyeja që ai ishte i thatë, ishte kali që i dhanë.

Ditën tjetër i dhanë një kalë të shpejtë dhe i zoti i shtëpisë mori kalin e ngadaltë. Përsëri ra shi. Kali i të zotit të shtëpisë ishte kaq i ngadaltë saqë ai u lag më shumë se cdo herë tjetër, ndërsa kthehej në shtëpi me hap kërmiu. Nastradini bëri të njëjtën gjë si radhën e kaluar. Kur u kthye në shtëpi nuk ishte i lagur fare.

– I gjithë faji është i joti, i bërtiti i zoti i shtëpisë. Më bëre ti hipja atij kali të tmerrshëm.

– Ndoshta edhe ti nuk bëre dicka nga ana jote për këtë problem, në mënyrë që të mund të mbetesh pa u lagur, i tha Nastradini.

Të ngjashme

Ska komente

Komento