Guri

Publikuar më 04/02/2014

Guri po shëtiste nëpër Vlorë më një shoke. Ngado që venin e kudo që shkonin Gurin e përshëndesnin të tëre: “Ç’kemi Guri, ça bën, si ja kalon”. I thotë shoku: “More! Po ty të njoka gjithë Vlora!”. “Ehu – i thotë Guri, – mua më njeh edhe gjithë Tirana, jo të mos më njojë gjithë Vlora.”

Meqë shokut të Gurit kjo nuk i besohej, e hodhën me bast dhe vajtën në Tiranë. Prapë, ngado që shkonin, Gurin e përshëndesnin të gjithë. I jep bastin shoku dhe i thotë: “Të lutem më thuaj, si është e mundur që të njohin kaq shumë njerëz?”. “Ç’farë ka këtu të pamundur? – i thotë Guri, – Kur më njeh edhe Barack Obama që është në anën tjetër të botës, pse të mos më njohin Tiransat?”. Sigurisht që shokut të Gurit nuk i besohej që edhe Barack Obama ta njihte Gurin, kështu që e vënë prap me bast dhe shkojnë në Amerikë.

Baracku ishte në mes të një mitingu. Sapo e sheh Gurin në mes të turmës, Baracku e ndërpret fjalimin dhe i thërret: “Hello Guri! How are you?”. Shkon Guri takohet me Baracku, bëjnë pak muhabet, dhe pastaj kthehet prapë te shoku, që kishte mbetur pa mënd në kokë nga habia. I thotë Guri: “Mos u habit vëlla. Mua më njeh gjithë bota. Sidomos njerëzit e rëndësishëm: ministra, kryeministra, presidentë, milionerë, miliarderë, e të tjerë, e të tjerë – të gjithë më njohin. Bile edhe papën e kam mik.” I thotë shoku: “Tani po më bën bllof duke përfituar nga situata. Ç’punë ke ti me papën?! Mirë me Barackun se jeni tipa të ngjashëm, ju përputhet karakteri. Po me papën ç’të lidh ty?!”

Guri u përpoq t’ia mbushte mëndjen, por më kot. Kështu që e hedhin me bast, bile këtë herë më shumë se herët e tjera, dhe venë në Vatikan. Papa po jepte një meshë. Sapo e sheh Gurin, Papa ia bën me dorë dhe i flet: “Ciao Guri! Come stai.” Shkon Guri te Papa, bëjnë një dorë muhabet, dhe kur kthehet te shoku i tij, e gjën pa ndjenja, i kishte rënë të fikt. E merr Guri e përmënd edhe i thotë: “Mos u bëj kështu! Mbaje veten se je burrë! Ja ta kam falur edhe bastin, nuk e dua. Në fund të fundit ne jemi shokë.” Ia kthen shoku: “Jo or jo, nuk e kam për bastin. Bastin ta jap me gjithë zëmër, por më vjen çudi: kur po takoheshe ti me papën, kaluan këtu nja dy japonezë dhe më pyetën ‘Kush është ai burri me rroba të bardha që po takohet me Gurin?’ “. me Gurin?’ “.

Të ngjashme

Ska komente

Komento