Gjirokastriti dhuron gjak

Publikuar më 20/04/2014

Një gjirokastrit qe jetonte ne Amerike, rrugës duke vajtur për ne pune ndodhet pranë një aksidenti. Një nga te aksidentuarit kishte nevoje urgjente për gjak dhe rastis qe gjirokastriti kishte te njëjtin grup gjaku me te. Kështu qe dhuron gjak se i erdhi keq.
Amerikani shpëton dhe mbasi del nga spitali i thotë gjirokastritit:
– Dua te te dhuroje 200 mije dollarë, po tani kam 5 mije me vete. Dëshiron 5 mije sot apo 200 mije mbas një jave?
– Mi jep 5 mije sot me mire – i thotë gjirokastriti.
Merr dollarët dhe vete ne shtëpi me vrap dhe ja tregon te gjitha gruas.
Gruaja kur merr vesh historinë, e revoltuar i thotë:
– Po ti nuk prisje dot një jave? Do ishim bere te pasur…
– Ehe, ja kthen gjirokastriti, pas një jave do behet gjak gjirokastriti ai, s’do merrja asnjë cent.

Të ngjashme

Ska komente

Komento