Flamuri i festivalit

Publikuar më 30/07/2014

Zhvillohej festivali i estradave amatore të ndërmarrjeve në Shkodër. Tefa ishte anëtar i komisionit. Pas ndarjes së çmimeve, një regjizor amator vesveseli, që ishe mësuar vazhdimisht të përkëdhelej me çmime, i thotë Tefës:
Si është e mundur që nuk na dhatë çmim këtë radhë?
– Ne kishim shfaqen më të pastër në festival.
– Atëherë, mund t’ju japim flamurin e pastërtisë, – ia ktheu Tefa.

 

Të ngjashme

Ska komente

Komento