Fiku

Publikuar më 10/11/2016

Një herë një pasanik e ftoi për bukë Nasradin Hoxhën. Shërbyesit e tij sollën shumë enë me ushqime të ndryshme në sofër, mirëpo nuk sollën edhe fik.

Nikoqiri e luti hoxhën: “Para se të shkosh të lutem të na këndosh disa pjesë nga Kur’ani, që pas barqeve tona t’i mbushim edhe shpirtërat tanë”.

Nasradin Hoxha e hapi Kur’anin te sureja (et-Tiin) që fillon kështu: “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina!”. Nasradini filloi të lexojë: “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Pasha … ullirin dhe kodrën Turi Sina!”

Papritmas nikoqiri e ndërpreu duke i thënë: “E harrove fikun!”

Text Box: “Jo, miku im”, iu përgjigj Nasradin Hoxha. “Ti je ai që e ke harruar fikun, e jo unë!”

Të ngjashme

Ska komente

Komento