Faqja e bardhë

Publikuar më 23/06/2014

Koleci u gjend pa asnjë lek në xhep. Megjithatë, u fut në restorant dhe porositi gjëra të shtrenjta. Për ti tërhequr vëmendjen kamarierit, në fund porositi edhe një pjatë kos. Ky u nis të ikte, por kamarieri e kapi tek dera dhe i thotë:
– Po ti, ku shkon?
– Unë, në fakt…- foli ai i turpëruar, – nuk kam lek të paguaj.
Kamarieri i mërzitur, i hodhi kosin mbi fytyrë dhe u largua. Koleci doli dhe shokët e pyetën:
– Ç’ke kështu Kolec?
– Hiç, – ua kthen ky.
– Hëngra e piva pa lek, e prapë me faqe të bardhë dola.

Të ngjashme

Ska komente

Komento