Është malli im

Publikuar më 11/08/2014

Njëri vuri dhëmbët e rinj, dhe sipas porosisë së mjekut, pas pesë ditësh u paraqit në klinikë.

– Si të kanë shkuar dhëmbët? A ke patur dhimbje? — u interesua mjeku.

– Shumë mirë më rrinë dhe nuk më vrasin hiç, – u përgjigj ai.

– As kur hani bukë? — vazhdoi doktori.

– Këto ditë nuk kam hangër asnjë gjë, – spjegoi ai.

– Më është dukur keq që me dhëmbët e huaj të ha mallin tim.

Të ngjashme

Ska komente

Komento