E dashura e ngjashme me mamanë

Publikuar më 02/08/2014

Një shok e pyet: “Përse vazhdon të jesh single, kur pothuajse e gjithë shoqëria jote është çift?”

Beni: “Të gjitha vajzat që kam njohur, s’i kanë pëlqyer mamasë”.

Shoku: “Atëherë gjej një të ngjashme me mamanë. Madje, njoh unë njërën që mund të bëjë tamam për ty”

Beni: “Ok, ma prezanto!”.

Pas disa ditëve, dy shokët takohen sërish dhe Beni i tregon se e kishte çuar për ta prezantuar vajzën me ata të shtëpisë.

Shoku: “Po nëna jote, çfarë tha?”

Beni: “I pëlqeu shumë, u miqësuan menjëherë. Duken kopje të njëra-tjetrës. Mirëpo tani ka dalë problem tjetër…S’e duron dot babai!”.

Të ngjashme

Ska komente

Komento