Dy policë kishin nga një qen

Publikuar më 12/06/2013

Dy policë kishin nga një qen. Për t’i dalluar nga njëri-tjetri, policët i këpusin njërit qen veshin. Qentë zihen dhe ai pa vesh kafshon tjetrin dhe ngelen të dy pa vesh. Policët vendosin t’i presin bishtin njërit qen, por pas ca kohësh qentë zihen përsëri dhe ngelen pa bishta.
-Po tani ç’të bëjmë për t’i dalluar qentë?-tha njëri nga policët.
Tjetri u mendua mirë dhe tha: Ky qeni i bardhë është i imi, ndërsa i ziu është i yti.

Të ngjashme

Ska komente

Komento